Hapja e stadiumeve në Itali, Spadafora ka një lajm të keq për tifozët

schedule10:43 - 23 Janar, 2021

schedule 10:43 - 23 Janar, 2021

Ministri i Sporteve në Itali, Vincenzo Spadafora është rikthyer të flasë rreth rikthimit të tifozëve në shkallët e stadiumit. Të gjithë duan të shohin dhe mbështesin nga afër skuadrat e tyre të zemrës, por duhet të presin akoma.

Ky sezon në Serie A pritet të vijojë me dyer të mbyllura, një gjë që Spadafora e shpreh në prononcimin e dhënë për Rai Tre. “Hapja e stadiumeve në këtë sezon është shumë e vështirë.

Prania e një numri të madh tifozësh në shkallë është e komplikuar në këto kushte. Nuk mund ta bëjmë as rikthimin gradual të tifozëve, një mision i pamundur në këto momente“, deklaroi Spadafora. /abcnews.al