Ish-mbrojtësi i Manchester United, Phil Neville, është trajneri më i ri i Inter Miami. Ekipi në pronësi të David Beckham ka zgjedhur pikërisht anglezin për këtë rol, menjëherë pas largimit të tij nga stoli i kombëtares angleze të femrave. Becks është shumë i lumtur për këtë zgjedhje si dhe hedh poshtë të gjithë zërat që flasin se Neville erdhi si pasojë e miqësisë mes tyre.
“Unë e njoh atë që kur isha 15,16 vjeç. E di si ishte si lojtar, se si është si njeri dhe si është etika e tij e punës. Ai dhe vëllai i tij Gary janë dy nga personat më punëtorë që unë njoh. Është normale që kur vjen një si ai në klub njerëzit do të thonë: Oh, erdhi se David e ka mik! Por kjo nuk ka aspak lidhje. Unë jam bashkëpronarë këtu dhe ne nuk punësojmë vetëm miqtë tanë, por njërëzit më të mirë të fushave të caktuara”, deklaron anglezi.
“Besnikëria ime ndaj Phil ka qenë gjithmonë. Kjo është arsyeja se pse atij iu besua ky pozicion. Nuk ka të bëjë me marrëdhënien që kemi. Ai është njeriu i duhur për këtë punë. E kam parë vetë efektin e tij që në javën e parë këtu, çfarë bëri me stafin mjekësor e me lojtarët dhe kjo është ajo që ne duam nga trajneri. E ripërsëris, Phil është njeriu i duhur”, përfundon Beckham. /abcnews.al