Disa lojtarë ndodhen në vitin e fundit të kontratës me Real Madrid. Njëri prej tyre është Lucas Vasquez, anësori i krahut të majtë. 29-vjeçari nuk po arrin të gjejë gjuhën e përbashkët me kampionët e Spanjës në lidhje me rinovimin.
AS raporton se palët janë shumë larg dhe lojtari mund të përfundojë në Serie A. Kohët e fundit është folur për një interesim të Milanit, që kërkon një lojtar që mund të bëjë të gjithë rolet e krahut të djathtë.
Diogo Dalot do të rikthehet te Manchester United dhe Vasquez, i cili numëron 9 ndeshje me Spanjën, do të ishte një përforcim cilësor për kuqezinjtë, aq më tepër prej faktit që pritet të zbarkojë me parametra zero në Milanello. /abcnews.al