KGJK i kthen përgjigje KQZ-së: Të dhënat për 47 kandidatët e dënuar janë të sakta

schedule17:42 - 22 Janar, 2021

schedule 17:42 - 22 Janar, 2021

Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror Zgjedhor për të vërtetuar nëse është e saktë apo jo lista prej 47 kandidatëve të dënuar në 3 vitet e fundit.

KGJK-ja i ka kthyer përgjigje KQZ-së se lista me 47 persona të dënuar me aktgjykim të formës së prerë është e saktë.

Për pak pritet të rinisë mbledhja e KQZ-së, në të cilën pritet të vendoset rreth certifikimit ose jo të 47 kandidatëve për deputetë, në mesin e të cilëve është edhe i nominuari i VV-së për kryeministër, Albin Kurti.

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim sot i ka propozuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë.

Anëtarët e KQZ-së kërkuan dokumente shtesë për rekomandimin e Zyrës për Certifikim.

Kurti ka një dënim të formës së prerë në tri vitet e fundit, e sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin është rrezuar Qeveria e Avdullah Hotit për shkak të një vote të deputetit që ishte i dënuar, kandidatët me dënime të prera nuk duhet të certifikohen. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!