Mesfushori i Portos, Otavio Monteiro, me shumë mundësi do të largohet nga portugezët në fundin e sezonit. Kontrata e brazilianit përfundon në fundin e sezonit dhe mesa duket për të do të kemi një derbi milanez.
Sipas raportimit të “Tuttosport”, si Milani ashtu edhe Interi po e monitorojnë me kujdes situatën e lojtarit. 25-vjeçari pëlqehet nga të dyja klubet, të cilave do t’u interesonte një transferim me kosto zero në merkaton e verës.
Otavio luan me Porton që nga viti 2014 dhe deri më tani numëron 104 ndeshje me ta, ku ka shënuar dhe 10 gola. Se ku do të luajë sezonin e ardhshmë e ka ai vetë në dorë, me Milanin e Interin që janë gati ta transferojnë atë. /abcnews.al