E moshuara: “Lufta” me Covid sa një vit pension

schedule15:26 - 22 Janar, 2021

schedule 15:26 - 22 Janar, 2021

Kur po i afrohemi vitit të parë të prezencës së Covid-19 në Shqipëri, qytetarët vijojnë të ankohen për kostot e larta që po paguajnë për kurimin dhe mungesën e ndihmave nga shteti.

Shefi i kabinetit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti ishte në banesën e pensionistes Asime Çela, e cila tashmë që e ka fituar betejën me koronavirus bën bilancin ekonomik.

E moshuara sqaron se përballja me Covid i ka kushtuar sa pensioni i një viti.

“Totali i trajtimi më shkoi 2 milion”, tregon e moshuara.

Medikamentet që u përfshinë në listën e rimbursimeve, sipas qytetarëve vazhdojnë të blihen.

“Gjithë farmacitë ishin me rimbushim, doktoresha nuk na e dha dokumentin që ta merrnim”, thotë ajo.

Partia Demokratike ka sjellë disa dëshmi të qytetarëve që tregojnë kostot e larta të përballjes me virusin dhe mungesën e ndihmës nga qeveria.