Zinedine Zidane është emri i madh i radhës që preket nga COVID-19. Trajneri francez i Real Madrid, fitues i çdo trofeu të mundshëm si lojtar dhe më pas i suksesshëm edhe si trajner, ka bërë tamponin së fundmi.
Comunicado Oficial: Zidane#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 22, 2021
Përgjigja e testit e ka nxjerrë atë pozitiv dhe tani Zidane do të duhet të izolohet për të mposhtur koronavirusin. Te Reali ka pasur lojtarë të ndryshëm që e kanë përjetuar diçka të tillë dhe tani presin që Zidane ta kalojë dhe të bashkohet me skuadrën. /abcnews.al