Dy vite pas ndarjes, Adele arrin marrëveshjen e divorcit me Simon Konecki

schedule12:44 - 22 Janar, 2021

schedule 12:44 - 22 Janar, 2021

Adele thuhet se ka arritur një marrëveshje divorci me ish-burrin e saj Simon Konecki. Us Weekly raporton se këngëtarja britanike dhe ish partneri i saj depozituan marrëveshjen e divorcit prej 171 milion dollarësh në gjykatë të Premten. Marrëveshja vjen pothuajse dy vite pasi dyshja, të cilët ndajnë djalin tetë vjeçar Angelo njoftuan ndarjen pas shtatë vitesh së bashku.

Pasi njoftoi ndarjen, Adele bëri kërkesë për divorc pesë muaj më vonë. Përfaqësuesi i këngëtares tha asokohe për mediat: “Adele dhe partneri i saj janë ndarë. Ata janë të përkushtuar për të rritur djalin e tyre me dashuri. Si gjithmonë kërkojnë privatësi.”

Splitsville: Të dy njoftuan ndarjen e tyre në Prill 2019, me Adele që paraqiti kërkesën për divorc në Shtator të po atij viti, (në foto 2012 në LA)

Adele dhe 46-vjeçari u takuan për herë të parë në 2011 dhe mirëpritën djalin e tyre në tetor 2012. Një burim tha asokohe se “marrëdhënia e tyre evoluoi dhe u bënë më shumë si miq sesa të dashuruar “.

Vazhdimi: Çifti, të cilit akoma i duhet gjykatësi për të përfunduar divorcin e tyre, filluan lidhjet në 2011 dhe e mirëpritën djalin e tyre Angelo në 2012; parë së bashku në 2017 në LA

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!