RENEA mësyn në shtëpitë e “të fortëve”, dalin pamjet nga aksioni blic në Nikël

schedule12:15 - 22 Janar, 2021

schedule 12:15 - 22 Janar, 2021

Policia e Shtetit ka dhënë detaje dhe ka publikuar pamje nga operacioni blic i zhvilluar në orët e para të mëngjesit në fshatin Nikël të Krujës, nga forcat RENEA.

Siç abcnews.al ka raportuar më herët forcat elitë të Policisë së Shtetit  zbarkuan në Nikël dhe kanë ushtruar kontrolle në disa banesa të personave me rekorde kriminale. Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije se janë kontrolluar 7 banesa, me vendim gjykate.

Pjesë e kontrollit kanë qenë banesat e Valter dhe Durim Bamit. Gjithashtu është kontrolluar edhe banesa e Ylli Çangu. Kontroll është ushtruar edhe në shtëpinë e Ervin Kodra, kushëriri i Durim Bamit.  Në nëntor të vitit te kaluar Kodra i shpëtoi një atentati në fshatin Tapizë. Pjesë e kontrollit kanë qenë edhe banesat e Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi.

Kontrollet janë bërë për të siguruar prova të reja lidhur me ngjarjet e kaluara kriminale të pazbardhura. Ndërkohë, pas kontrollit në banesat nuk janë gjetur prova të reja apo sende te jashtëligjshme. Janë sekuestruar vetëm disa aparate celulare.

Sakaq, për disa orë Nikla ka qenë në shtetrrethim, e rrethuar nga forca të shumta.  Ndërkohë, Policia e Shtetit njofton se në në operacionin e kontrollit të banesave në Nikël, janë përfshirë Drejtoria Hetimore Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës e Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Gjatë operacionit të kontrollit, ku përdorën edhe dronë, janë zhvilluar kontrolle në 7 banesa.

Njoftimi i plotë:

Kontrolle në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar kriminal.

Kontrollet për sigurimin e provave që do t’i shërbejnë hetimit, të zhvilluara në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nëoperacionin e kontrollit të banesave në Nikël, Krujë, janë përfshirë Drejtoria Hetimore Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës e Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Gjatë operacionit të kontrollit, ku përdorën edhe dronë, janë zhvilluar kontrolle në 7 banesa, konkretisht:

Në banesat e shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra.

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!