Pyjet do të kalojnë në pronësi të bashkive për t’u administruar dhe për t’u shfrytëzuar jo vetëm si aset kulturor por edhe për grumbullim të ardhurash. Kjo është një nga pikat që parashikon ligji i ri i miratuar në vitin 2020. Shpjegimet i bërë ministri i Turizmit Blendi Klosi në një interpelancë me grupin e interesit të përbërë nga përfaqësues të Shoqatës së Përdoruesve të Pyjeve, Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe ekspertë të fushës, të interesuar mbi zhvillimet e fundit në sektorin e pyjeve.
Klosi tha se kërkohet një ndarje e qartë e pushtet qendror dhe lokal që synon edhe përfshirjen e intelekualëve dhe pedagogëve të UBT. Ai shtoi se bashkitë duhet ta ndjejnë pyllin si pronën e tyre për të mos e parë vetëm për drutë.
“Pyjet janë një nga pasuritë më të mëdhaja kombëtare që kemi. Por për fat të keq nuk shfrytëzohen dhe njerëzit nuk përfitojnë. Jemi të gjithë koshientë që nuk kemi bërë aq shumë sa duhet. Ligji i ri i miratuar në vitin 2020 është një punë e përbashkët dhe vjen si kërkesë e tre dekadave që pyjet nuk ishin parë asnjëherë si pasuri e madhe. Ajo që duam të bëjmë me ligjin e ri që nuk është një proces që ndodh brenda një mandati, është një ligj për gjeneratat. Ajo që kërkohet është që të kemi një mirëqeverisje të pasurive tona. Të kemi një ndarje të qartë të pushtetit qendror dhe pushtetit lokal, duke kërkuar involvimin e intelektualëve të fushës së trupës pedagogjike të UBT.
Që atë që kemi bërë gjithë këto vite ta administrojmë ashtu si duhet dhe bashkitë të jenë me kompetenca të plota në mbrojtjen e pyjeve dhe administrimin e kësaj pasurie kombëtare. Por edhe ta ndjejnë pyllin si pronë. Një pronë edhe si pasur të hipotekuar në varësi të bashkive. Pylli të mos jetë një sipërfaqe e bukur por prodhuese. Të administrohet pylli si një e ardhur e rëndësishme e bashkive. E gjithë kjo pasuri e madhe mos shikohet si akses vetëm për të prodhuar drutë. Ligji i ri kërkon që bashkitë të shikojnë për shumë më shumë se kaq. Është një pasuri e madhe që ne nuk e shfrytëzojmë.
Pyjet duhet të jenë shumë më tepër në raport me investimet e donatorëve të ndryshëm në vendin tonë, me projekte të përbashkëta pasi është një aset që do donim shumë të shtonim. Është e padiskutueshme që do kemi politika edhe në kuadër të afrimit të legjislacionit. Kapitulli i pyjeve është shumë i rëndësishëm. Mënyra e menaxhimit të tyre si ekonomi do jetë i njëjtë për të gjithë rajonin. Viti 2020 na bllokoi por duhet të vazhdojmë shumë me mbjelljet dhe jo pyje si koncpet por mbellja e pemëve ka qenë një aksion i rëndësishëm që kemi realizuar. Kemi një numër të madh pemësh të mbjella nga projekte të të ndryshme“, tha Klosi.
Ai u shpreh se duke u fokusuar më shumë në këtë drejtim do të rritet edhe dëshira e studentëve për t’u punësuar në këtë sektor duke garantuar një pagë të mirë. “Duhet ta shtojmë më shumë rëndësinë e pyjeve dhe dëshirën e studentëve për t’u punësuar në këtë sektor që të garanton një pagë të mirë. Mirëmenaxhimi i pyjeve si pasuri kombëtare na bën të mundur të kemi më shumë të ardhura”, deklaroi Klosi./mv.abcnews.al