Aventurë me kanoe nga Jala në Gjirin e Akuariumit

schedule20:11 - 14 Gusht, 2018

schedule 20:11 - 14 Gusht, 2018

Gazetarja e Edicionit Veror Fjorda Llukmani së bashku më Albionën, e cila punon si guidë turistike kanë vendosur që të bëjnë një xhiro me kanoe nga Jala te Gjiri i Akuariumit, i cili është një nga destinacionet më të bukura afër Jalës, i arritshëm si nga toka dhe nga deti.

“Gjiri i Akuariumit mbahet si një nga destinacionet më të bukura afër Jalës dhe më kollaj të arritshme, si nga toka edhe nga deti. Toka është eksploruar shumë herë, por nga deti nuk është bërë me kanoe dhe nuk është treguar për publikun. Kanoet janë donacion nga një universitet privat për të gjithë të rinjtë që frekuentojnë Gjirin e Jalës”– shprehet Albiona.

Me Albionën e cila prej katër vitesh e vizitonte, gazetarja jonë mbërriti te gjiri i Akuariumit me shumë mund e përpjekje, pasi kishte shumë dallgë.

Edhe pse është një ndër destinacionet më të bukura, problematika që vëren Albiona është pjesa e mbeturinave, që turistët i lënë ngado.

“Ka një problematikë shumë të madhe që është pjesa e mbeturinave, turistët vijnë marrin ushqime me vete për t’i konsumuar, por pastaj nuk i marrin me vete mbeturinat, por i lënë këtu gjithandej ku të munden. Është shqetësim që ndodh për vit dhe nuk ka ndërgjegjësim. Mbase duhet të punojmë më shumë për të mbrojtur natyrën që Zoti na ka falur”.

Gjiri i Akuariumit është i aksesueshm edhe me këmbë, ësmtë vetëm 20 minuta nga jala dhe rruga nuk është e vështirë. /abcnews.al