Mbrëmjen e sotme i ftuar në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu, Bledi Çuçi foli edhe për jetën private dhe kufizimet që i kanë sjellë postet ndër vite, dhe aq më tepër tani që është në detyrën e ministrit të Brendshëm.
“Nga pikëpamja e jetesës private është një privim i madh. Një “burgosje” në kuptimin shoqëror të fjalës, por këto janë kostot që duhet të heqim nëse angazhohesh në jetën publike, qeverisje, si në majat e larta në postin e ministrit të Brendshëm.
Unë drekën e ha gjithmonë në zyrë, kurrë nuk kam dalë për drekë jashtë zyre. Edhe për darkë unë dal, vetëm me familjarët rrallë, por në këtë pozicion është shumë më e kufizuar” tha ai.
Një koment, Çuçi e kishte edhe për incidentet në derbin Tirana-Partizani në Elbasan. “Besoj që duhet të jetë në telefon njoftimi por unë kam qenë rrugës duke ardhur, por padiskutim që update-im për këto gjëra, por mësoheni që lajmet ti merrni nga policia jo nga ministri i Brendshëm” tha ai. / db/Abcnews.al

