Konflikti me Turqinë, pas avionëve luftarakë, Greqia fuqizon ushtrinë

schedule16:25 - 21 Janar, 2021

schedule 16:25 - 21 Janar, 2021

Tashmë është zyrtare, Greqia ka zgjatur me tre muaj shërbimin ushtarak. Nga 9 muaj që është aktualisht për rekrutët, shërbimi ushtarak do të bëhet 12 muaj.

Por do të ketë disa përjashtime. Për ushtarët që do të pranojnë që ta kryejnë shërbimin në ishujt e Egjeut përgjatë kufirit detar greko-turk nuk do të ketë ndryshim, pra do të bëjnë 9 muaj dhe jo 12.

Për ata që do të janë të  detyruar të shërbejnë me kohë të pjesshme do të kryejnë 8 muaj shërbim nga 6 që është aktualisht. 14 muaj është caktuar shërbimi për  oficerët rezervë dhe  togerët rezervë të ushtrisë që do të jetë të stacionuar në ishujt e Egjeut.

Lëvizja e shpejtë e Greqisë vjen pas konfliktit me Turqinë për çështjen e detit, ndërsa në krahun tjetër u fuqizua me avionë luftarakë dhe në plan ka fregatën./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!