Mbrëmjen e djeshme Bayern Munchen ia doli të fitojë ndaj Augsburg në javën e 17 të Bundesliga me shifrat 0-1 në një ndeshje të vështirë dhe delikate gjatë gjithë 90 minutave.
Në fund porta e Manuel Neuer qëndroi e pastër dhe gardiani i bavarezëve arriti një tjetër rekord në karrierën e tij. Mbrëmë ai barazoi arritjen e legjendës Oliver Kahn për më shumë ndeshje pa pësuar gol.
Ish-gardiani i Bayern dhe Gjermanisë kishte arritur të mbante portën e pastër në 196 ndeshje, teksa sot u barazua nga Neuer, që do ketë mundësi t’ia thyejë rekordin dhe të bëhet portieri me më shumë ndeshje pa pësuar gol në historinë e Bundesligas dhe Bayern Munchen. /abcnews.al