Policia është vënë në ndjekje të Fjolla Morinës, e cila u arratis nga banesa, ndërsa ishte në “arrest shtëpie”.
Policia e Kukësit njofton zyrtarisht se këngëtarja 34-vjeçare është larguar dje nga banesa ku qëndronte në këtë qytet, pasi gjatë kontrollit policia nuk e ka gjetur aty. Blutë bëjnë me dije se po punojnë për kapjen e saj.
Lexo edhe: Fjolla Morina u arratis para syve të policisë
“Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë.
Po punohet për kapjen e saj”, njofton policia.
Këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë. Ndërsa së bashku me të ishte i dashuri i saj dhe shoferi.
Pak muaj më parë gjykata vendosi të pranonte kërkesën e saj për hetim në arrest shtëpie, por tashmë u arratis. g.v/abcnews.al