Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka prezantuar sot sloganin e partisë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në një postim në Facebook, Kurti njofton se “Krejt dhe Drejt” është slogani i ri i VV-së.
“Referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet”, shkroi ai në postimin e tij.
Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluara slogani i VV-së ishte “Erdhi dita”. /abcnews.al/
Referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet!
#krejtdhedrejt
Posted by Albin Kurti on Wednesday, January 20, 2021