Caktimi i Markut në Lezhë dhe qëndrimi i zëdhënëses së tij, Berisha: Statuti nuk e ndalon

schedule20:30 - 20 Janar, 2021

schedule 20:30 - 20 Janar, 2021

“Nuk ka asnjë përcaktim statutor që anëtarët e komisionit të vlerësimit të kandidatëve nuk mund të kandidojnë për deputetë”.

Kështu është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha, në një bisedë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC, ne lidhje me caktimin e Mark Markut si drejtues politik në qarkun e Lezhës.

“Marku është një nga personalitetet më të shquara, intelektualët të njohur të vendit me origjinë nga Mirdita…Me një qëndrim e përballje të fuqishme. Nuk ka një përcaktim statuor, në dijeninë time, që anëtarët e komisionit të vlerësimit nuk mund të kandidojnë për deputetë. Në reformën elektorale që bëmë në 2009, ne i dhamë sistemit një karakter rajonal…”

Ndërsa, duke komentuar reagimin e zëdhënëses së tij, Erla Mëhilli lidhur me caktimin e Markut në Lezhë, Berisha tha se ajo shprehu mendimin e saj si gazetare.

Po ashtu, Berisha tha se sa u përket listave, PD është më e avancuar se të gjitha forcat e tjera politike.

“PD ka të gatshme mbi 300 kandidatura, dora dorës po emëron çdo ditë ata që quhen koordinatorë të qarqeve. Në rast se Rama po takohet me ministrat për ditë..Basha po takohet me qytetarët, fushata ka filluar.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!