Presidenti shqiptar Ilir Meta ka uruar Joe Biden pas betimit si President i 46-të i SHBA-së. Kreu i shtetit shqiptar shkruan se Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA.
“Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris. Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.
Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale” shkruan Meta./ db/Abcnews.al