LDK gjobitet me 2 mijë euro, Tahiri: Ligjet i keni hartuar e votuar edhe shkeljet duhet t’i paguani

schedule17:04 - 20 Janar, 2021

schedule 17:04 - 20 Janar, 2021

Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 2 mijë euro për mosrespektimin e masave anti-covid.

Kryeinspektori i komunës në Prishtinë Adonis Tahiri, bën me dije se rregullat për parandalimin e koronavirusit duhet të respektohen nga të gjithë, jo vetëm nga qytetarët.

Lexo edhe: Drejtori i Inspektimit në Prishtinë: Ligji vlen për të gjithë, gjobë 2,000 euro për tubimet politike

Gjithashtu ai thekson se ligjin dhe vendimet për masat i kanë hartuar ata vetë, ndaj shton se edhe gjobat duhet të paguhen.

Lexo edhe: AAK dhe Nisma gjobiten me 2 mijë euro, shkelën rregullat anti-covid

Kujtojmë se më herët është vendosur gjobë edhe ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe për Nisma Socialdemokrate.

Askush mbi ligjin! Gjoba e katërt ndaj subjekteve politike, për organizim të tubimeve në Prishtinë në kundërshtim me ligjin dhe masat në fuqi. Ligjin edhe vendimin për masat, vet i keni hartuar e votuar – edhe gjobat, duhet t’i paguani. Në të kundërtën, i inkasojmë përmes përmbaruesit”, shkruan ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!