Vetëm 5 ditë larg është dita kur Turqia dhe Greqia do të ulen në tryezën e dialogut në Ankara, por tensionet nuk janë ulur.
Mediat greke raportojnë se ditën e sotme avionët luftarakë turq fluturuan në orën 15:29 mbi Panagia dhe Oinousses, territorin grek.
Avionët turq “F-16” u identifikuan në përputhje me rregullat ndërkombëtare, shkruajnë më tej mediat në Athinë.
Dy vendet janë në një konflikt të hapur për kufirin detar./ db/Abcnews.al