Këngëtari Robbie Williams është karantinuar, pasi doli pozitiv me koronavirus.
Ai ishte në Karaibe në fund të vitit të kaluar me gruan e tij Ida Field dhe katër fëmijët e tyre, ndërs tani ata kanë vendosur të zgjasin qëndrimin e tyre në ishullin Shën Barthelemy, ku kanë marrë me qira një vilë që kushton 120,000 euro në javë.
Këngëtari do të qëndrojë në izolim për 14 ditë dhe zëdhënësit e tij nuk pranuan të komentojnë mbi këtë çështje kur u kontaktua nga Mail Online.
Deri më tani nuk ka asnjë prononcim nga Robbie në lidhje me këtë lajm, gjithçka pritet të konfirmohet në ditët në vijim.l.k/abcnews.al