Gentian Liçi, trajneri i Skënderbeut në mungesë të Julian Ahmatajt, ka folur pas barazimit që korçarët arritën në transfertën kundër Laçit. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai deklaroi:
“Më e rëndësishme se pika vlen morali. Kemi nevojë për shtysë dhe mendoj se vazhdimësia do të jetë akoma më e mirë”.
“Sigurisht që na duhet vazhdimësi, nuk jemi në moment të mirë. Ideja e klubit ishte të promovonim lojtarë të rinj, por është e vështirë në Superiore.
Ne i kemi zgjedhur në verë mbi 100. Morëm më të mirët, por pamë se kishim probleme në mbrojtje si ekip. U munduam të rregullojmë ato pozicione ku kishim nevojë më shumë”, përfundoi Liçi. /abcnews.al