Kufizimi i ndotjes së ajrit i rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë mund të parandalojë më shumë se 50,000 viktima në Evropë çdo vit.
OBSH vlerëson se ndotja e ajrit vret më shumë se 7 milion njerëz çdo vit dhe është një nga faktorët kryesorë të sëmundjeve në mbarë botën.
Studimi i fundit i botuar në revistën Lancet Planetary Health bëri me dije se janë regjistruar vdekje të parakohshme për shkak të ndotjes në rreth 1000 qytete në të gjithë Evropën.
Po ashtu raportohet se gati 125, 000 vdekje në vit, mund të parandalohen nëse nivelet e ndotjes së ajrit do të ulen.
Mark Nieuwenhuijsen ng Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global tha se ky hulumtim “dëshmon se në shumë qytete nuk po punohet për të parandaluar ndotjen e ajrit.”
Qytetet në rajonin e Luginës të Italisë veriore, Poloni, Republika Çeke ishin vendet me numrin më të lartë të viktimave.
Ata me ngarkesën më të ulët të vdekshmërisë përfshinin Tromso në Norvegji, Umea në Suedi dhe Oulu në Finlandë, si dhe kryeqytetin Islandez, Reykjavik.
Sasha Khomenko, bashkëautor i studimit nga ISGlobal, tha se ishte e rëndësishme të zbatoheshin masat lokale të reduktimeve të emetimeve në dritën e ndryshueshmërisë së lartë të vdekshmërisë të lidhur me ajrin e dobët.
“Ne kemi nevojë për një ndryshim urgjent nga trafiku privat i motorizuar në transportin publik dhe aktiv (dhe) një reduktim të emetimeve nga industria, aeroportet dhe portet,” tha ajo.
/abcnews.al/