Qeveria e kryeministrit Conte merr votëbesimin e parlamentit

schedule15:38 - 20 Janar, 2021

schedule 15:38 - 20 Janar, 2021

Kryeministri Konte ka arritur të marrë votëbesimin e parlamentit për qeverinë e tij dhe pse vetëm për 15 vota më shumë nga ata që votuan kundër. Opozita në vend e cilësoi si një ditë të trishtuar.

Parlamenti italian i ka dhënë votëbesimin qeverisë së kryeministrit Xhuzepe Konte me 156 vota pro, 140 kundër dhe 16 abstenime.

Senatorët Çampolilo, ish deputet i lëvizjes me pesë yje dhe Rikardo nencini i Italia Viva votuan në mbështetje të qeverisë. Dhe dy senatorë të Forca Italia votuan poro

Ish kryeministri Mateo Renci gjatë pjesëmarrjes në një emision televiziv u shpreh se ndoshta nuk është një lojë e humbur për qeverinë por është për vendin.

Burime të partisë demokratike u shprehën se ishte shmangur hedhja në humnerë për Italinë. Sipas tyre tashmë ka një qeveri e cila ka besimin e dy degëve të parlamentit.

Aktualisht prioritet absolut është që qeveria të qëndrojë pranë italianëve duke përballuar emergjencat dhe duke bërë cdo gjë për  garantuar rimëkëmëbjen e vendit

Por opozita italiane këmbëngul se Konte nuk e ka mazhorancën. Lideri i Lefës, Mateo Salvini e cilësoi një ditë të trishtueshme duke shtuar se disa deputetë janë joshur me poste të rëndësishme për të votuar pro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!