Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Interi fiton garën me Juven, rekordmeni shqiptar drejt Italisë

schedule08:16 - 21 Janar, 2021

schedule 08:16 - 21 Janar, 2021

Kevin Zefi, lojtari më i ri që ka shënuar me fanellën e Shamrock në futbollin profesionist në Irlandë, do të transferohet në Itali tek Interi. Kjo lëvizje do të mbyllet së shpejti dhe sulmuesi me siguri do të bashkohet fillimisht me moshat e zikaltërve.

Djaloshi nga Malësia e Madhe ka qenë pjesë e Irlandës U15, ndërkohë që është kontaktuar edhe nga FSHF për të përfaqësuar Shqipërinë. Transferimi në Itali normalisht i favorizon kuqezinjtë, pasi Zefi do të zhvendoset në Milano së bashku me familjen e tij.

Interi do të duhet të paguajë taksën e formimit te Shamrock Rovers dhe St Kevin’s Boys, ku ai ëshët rritur. Marsin e shkuar PSV e kishte kërkuar në provë sulmuesin që mbush 16 vjeç muajin tjetër, por pandemia e bëri të pamundur.

 

Juventuesi gjithashtu ka mbajtur shënim për djaloshin shqiptar, që tani duket më pranë Interit dhe prej tij ka goxha pritshmëri. Zefi dallohet për cilësitë e tij teknike dhe gjuajtjen, aftësi të cilat kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!