Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërndanë videon intime, dy vite burg për futbollistët spanjollë

schedule11:37 - 20 Janar, 2021

schedule 11:37 - 20 Janar, 2021

Sergi Enrich dhe Antonio Luna kanë dalë para një gjykate në San Sebastian në Spanjë dhe janë dënuar me dy vite burg, për shkak se kanë filmuar një video gjatë kohës që po kryenin marrëdhënie me një vajzë, pa lejen e saj

Veç kësaj ata kishin shpërndarë videon, që më pas u bë virale në vitin 2016. Prokuroria kërkoi pesë vite burg për të pandehurit që luanin me Eibar. Gjithsesi gjykata ka menduar që të japë një dënim me dy vite burg, që ata në fakt nuk do ta bëjnë.

Enrich dhe Luna, njëri lojtar i Eibar dhe tjetri i Girona tani, do të duhet të paguajnë nga 100 mijë euro gjobë. Të dy futbollistët kishin kërkuar falje për atë që kishin bërë, ndërkohë që theksonin se video ishte shpërndarë pa aprovimin e tyre. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!