Spezia bëri dje surprizën e madhe, duke eliminuar Romën nga Kupa e Italisë pas kohës shtesë me shifrat 4-2. Fillimi i kohësh shtesë ishte i vështirë për skuadrën e Fonsecas për shkak se Mancini dhe Lopez u ndëshkuan me kartonë të kuq brenda një minute.
Direkt pas kësaj trajneri Fonseca bëri dy zëvendësime dhe aktivizoi portierin Fuzato dhe mbrojtësin Ibanez, duke e çuar në 6 numrin e zëvendësimeve. Pikërisht këtu qëndron edhe gabimi fatal i stafit teknik të Romës, duke thyer rregulloren e kompeticionit.
Guardate il labiale di #Pellegrini. Per sei volte dice: “Questo è il sesto eh”. #RomaSpezia #CoppaItalia pic.twitter.com/wEsrR4Ch5e
— Marco Juric (@MarcoJuric) January 19, 2021
Megjithëse, FIFA në rregullin e ri ka lejuar një zëvendësim të gjashtë në kohën shtesë, në Kupën e Italisë kjo nuk është miratuar, por është dhënë një tjetër liri. Në ndeshje të zakonshme lejohen 5 ndërrime në 3 hapësira kohore, por Kupa e Italisë ka bërë një lëshim.
Organizatorët kanë dhënë një hapësirë më shumë, pra 4 për të bërë 5 ndërrime, çka nuk do të thotë se mund të bësh 6 të tillë. Nëse në 3 hapësirat e mëparshme nuk janë plotësuar të pestë ndërrimet, të jepet mundësia e një hapësire të katërt për të plotësuar numrin e zëvendësimeve të lejuara. /abcnews.al