Gëzim i trefishtë për një familje nga Hasi. Ditën e sotme kanë ardhur në tre trenjakët e tyre, një djalë dhe dy vajza. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila thotë se tashmë familja do të bëhet përfituese e çekut 360,000 lekë të reja.
“Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi, për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trenjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin “Koço Gliozheni”, bashkë me çekun e bebes 360,000 lekë të reja
Nga viti 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë përfituar shpërblimin financiar për çdo të porsalindur, nga 40,000-120,000 lekë‘, shkruan Manastirliu./mv.abcnews.al