Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, është pezulluar me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës për kartonin e kuq të marrë në Superkupën e Spanjës kundër Athletic Bilbao. Kujtojmë që argjentinasi e humbi toruan në fundin e takimit dhe goditi me shpullë Villaibren, çka solli ndëshkimin e tij me karton të kuq.
Megjjithatë, klubi katalanas ka vendosur që ta apelojë këtë vendim të marrë nga Komisioni i Disiplinës. Është vetë Barcelona që konfirmon se do ta apelojë rastin, menjëherë pas vendimit për pezullimin me dy ndeshje të 33-vjeçarit.
Messi para ? https://t.co/jI8NhVU65N
— St Vladimir the Great (@arinzeKNOWSaGUY) January 18, 2021
“Goditja e një kundërshtari me forcë me krahun e tij kur topi ishte në lojë, por jo brenda një distance të lejueshme”, shkruhet në raportin e gjyqtarit pas takimit shkruhet në deklaratën e Barcelonës. Kjo ishte hera e parë që Messi ndëshkohej me karton të kuq me fanellën e katalanasve.