Ministrja Denaj: Synimi ynë është rritja e PBB-së në mesataren e rajonit

schedule11:43 - 19 Janar, 2021

schedule 11:43 - 19 Janar, 2021

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një konferencë për mediat këtë të martë ka bërë me dije se përpjekjet për të luftuar informalitetin kanë nisur që në 2013.

Denaj ka bërë me dije se tashmë se ka qenë mirë administrimi i qeverisë ai që ka bërë të mundur rritjen e numrit të të punësuarve dhe ndërtimin e karabinave nga këneta që e kanë marrë.

Gjithashtu në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama ku në fokus ishte ekonomia, Denaj ka bërë me dije se synojnë të rrisin me 10% të ardhurat nga fiskalizimi si dhe të ardhurat e PBB-së synojnë të shkojnë në 30% për të arritur atë mesatare që ka rajoni.

Jemi në një moment të rëndësishëm për të projektuar të ardhmen por duhet të shohim nga e shkuara. Jemi në momentin e një procesi rindërtimi të rëndësishëm që do të sjellë shumë të ardhura. Përpjekja për të luftuar informalitetin nuk ka filluar sot por në 2013. Në 2013 e nisëm nga një ardhur shumë e ulët. Nga një kënetë, dhe ndërtuam një karabina. Rritën në 27.8% të ardhurat e produktit të brendshëm bruto.

LEXO EDHE: “Ekonomia në Fokus”, Rama: Është rritur numri i shqiptarëve të punësuar, arritjet janë të dukshme

Bizneset më parë ishin në informalitet. Tatim fitimi u rrit me 142% nga 2013. Me 225 mijë vende pune shtesë. Mirë administrimi fiskal ka qenë i rëndësishëm për të ndërtuar karabina. Do të ngelesha pak  e tatimi mbi vlerën e shtuar, një element shumë i rëndësishëm për bizneset.

Për të vijuar në procese në të cilat kemi filluar punë në 2 vitet e fundit në sisteme. Këto sisteme nuk janë sisteme që nisin sot por kanë nisur përpara 2 vjetësh. Të gjithë elementëve të 7 ligjeve, ku synojmë të rrisim me 105 të ardhurat në buxhetin e shtetit. Kjo nuk është një punë  lehtë por do bëjë me baltë të gjithë personat që do të ndërtojnë këtë karabina.

Për të embarguar në këtë proces ka nevojë për komunikim më të drejtpërdrejtë, ne jemi duke punuar për një nga proceset kryesore siç është fiskalizimi. Synojmë të rrisim me 10% të ardhurat nga fiskalizimi. Bizneset flasin vetë për marrëdhëniet e përmirësuara mes tyre dhe administratës. Synojmë rritjen e të ardhura në PBB që synojnë të shkojë në 30% për të arritur atë mesatare që ka rajoni”, është shprehur ministrja Denaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!