Spanja synon të përmirësojë marrëdhëniet e Turqisë me BE-në

schedule09:50 - 19 Janar, 2021

schedule 09:50 - 19 Janar, 2021

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez deklaroi se dëshironte të forconte marrëdhëniet e Turqisë jo vetëm me vendin e tij, por me gjithë Bashkimin Europian.

“Ne e kuptojmë se marrëdhënia e BE-së me Turqinë duhet të përfshijë një dimension solidariteti me Greqinë dhe Qipron (administratën e Qipros Greke), por padyshim, pasi që është një partner strategjik, një kandidat i BE-së dhe partneri ynë i NATO-s, ne duhet të ndërtojmë një agjendë pozitive”, theksoi Sanchez, duke iu referuar mosmarrëveshjeve të vazhdueshme të Turqisë mbi kufijtë detar me Greqinë dhe administratën e Qipros greke.

Në hapjen e Konferencës së Ambasadorëve në kryeqytetin Madrid, Sanchez theksoi Spanjën dhe Gjermaninë si dy vende europiane që po bëjnë presion për më shumë “dialog konstruktiv me Turqinë”.

Për ta realizuar këtë dialog, Sanchez njoftoi një samit të ardhshëm midis Spanjës dhe Turqisë, të cilin ai njoftoi se tashmë e konfirmoi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu.

Më 8 janar, Sanchez realizoi një takim me kryediplomatin Çavuşoğlu, ku sipas njoftimit të qeverisë spanjolle diskutuan “marrëdhëniet e shkëlqyera midis Spanjës dhe Turqisë”.

Sanchez po ashtu dënoi sulmin ndaj Kongresit Amerikan që ndodhi më herët këtë muaj dhe ofroi mbështetjen e tij të plotë për presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden, që është vendosur të marrë zyrtarisht detyrën këtë të mërkurë.

Ai po ashtu këmbënguli se BE-ja duhet të thellojë lidhjet me Kinën rreth çështjeve të përbashkëta, pavarësisht “shqetësimeve” të tij për shkeljen e të drejtave të njeriut nga Kina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!