Zëvendës presidenti i Sindikatës së Arsimit, Isa Halilaj ishte i ftuar mëngjesit e kësaj të marte në “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për situatën nëpër shkolla dhe kushtet e ngrohjes. Halilaj tha se këtë problematikë e kanë ngritur prej muajsh por sipas tij ka mungesë transparence si dhe mungesë fondesh për sistemin e ngrohjes.
“Në shumë raste ka mungesë fondesh dhe ne e kemi ngritur që në shtator këtë problem. Po flasim për Tiranën, imagjoni Korçën. Ne e kemi ngritur këtë problem sepse në periudha të caktuara nëse do të kishte një plan ministria mund ta zgjaste mësimin dhe mund ta kalonte diku në pjesën e verës. Gjitha vendimet merren në moment dhe pa një strategji të mirëfilltë. “, tha ai.
Sipas tij, ajrosja e shkollave është e domosdoshme për shkak të Covid-19, por duhet së pari të merren masat përkatëse të ngrohjes. “Problem është që duhet të kenë kushte domethënë nëse jemi në një ngrohje normale herë pas here është e nevojshme. Por problemi është se nuk ka kushte normale. Kemi zona të caktuara si përshembull zonën e Vorës apo zonat e tjera të dëmtuara nga tërmeti që janë të sajuara shkollat. /abcnews.al

