Këngëtarja dhe moderatorja britanike, Myleene Klass ka zbuluar se ajo pësoi një abort spontan teksa po prezantonte një program të drejtpërdrejtë në radio.
Në një intervistë prekëse për revistën You, Myleene përshkruan se si ajo shkoi në tualet gjatë një pushimi dhe kuptoi se kishte humbur fëmijën e saj.
”Isha në ajër. Unë shkova në banjo ndërsa muzika po luante dhe kishte gjak kudo. Nuk dija çfarë të bëja. Kisha një orë kohë nga shfaqja ime”.
Vitin e kaluar 42-vjeçarja zbuloi se kishte pësuar katër aborte spontane para lindjes së Apollo, djalit të saj me të fejuarin Simon Motson, në vitin 2019. Ajo ka dy vajza të mëdha nga ish-burri, Graham. /abcnews.al