Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Optimizëm në lidhje me rinovimin, Milani rrit ofertën për Donnarummën

schedule14:36 - 18 Janar, 2021

schedule 14:36 - 18 Janar, 2021

Drejtuesit e Milanit po punojnë në shumë fronte. Afrime, largime dhe rinovime me disa nga yjet e skuadrës së Stefano Piolit. Një ndër ta është Gigio Donnarumma.

Portieri i talentuar ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Dëshira e 21-vjeçarit është të vijojë me klubin e zemrës, por agjent ka Mino Raiolën, një tip shumë i vështirë për t’u kënaqur.

Bisedimet gjatë kësaj periudhe kanë qenë të shumta, por palët nuk po bien dakord në lidhje me rrogën sezonale të portierit të talentuar italian.

Kuqezinjtë i ofrojnë 7 milion euro në sezon, por Raiola kërkon 10 milion të tilla. Gazetari Nicolo Schira raporton se “djalli” ka vendosur të rrisë ofertën sezonale në 8 milion euro.

Diferenca me kërkesën është ulur dhe te Milani ka optimizëm për gjetjen e akordit të rinovimit të kontratës, që pritet të ndodhë në ditët e ardhshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!