U gjet i djegur në makinë, përse italiani shkoi në Pukë? Artan Hoxha: Valixhja, dyshimet dhe misteri

schedule12:22 - 18 Janar, 2021

schedule 12:22 - 18 Janar, 2021

Ish-gjyqtari italian i futbollit Davide Pekoreli u gjet i djegur brenda makinës së tij “Skoda Fabia” në Pukë, ndërsa misteri është i madh se përse shkoi atje, edhe pse për autoritetet shqiptare ngjarja rezulton që të jetë aksidentale.

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e “ABC” përballë gazetares Juli Xhokaxhi hodhi më shumë dritë në lidhje me ngjarjen. Cilat ishin dyshimet e para dhe çfarë u gjet brenda makinës së djegur, që italiani kishte marrë me qira sapo zbriti në Rinas?

Dyshimet ishin edhe për ndonjë vrasje me pagesë, kemi parë vrasës që kanë ardhur nga Italia në Shqipëri dhe kjo ka qenë një tjetër pistë tjetër e dyshimtë. Në fakt autoritetet tona e kanë mbajtur në heshtje ngjarjen. Është thënë që ka humbur në datë 8 janar, në fakt nga hetimet që janë bërë deri tani, rezulton që Davide ka ardhur në Shqipëri në 3 janar, ka shkuar në Vlorë, pasi bashkëjetuesja e tij jeton atje. Nga Vlora, në datë 3 me makinën “Skoda Favia” ka shkuar në Pukë dhe në datë 4,5 dhe 6 ka rezervuar në Turizmin e Pukës. Në datë 4 dhe 5 ka fjetur aty, ditën e tretë ndërsa ka qenë duke u kthyer në rrugën e vjetër të qafës së Malit, ai ka udhëtuar në këtë drejtim në aksin Rreps-Gjegjan është gjetur makina “Skoda Fabia” e djegur. Policia ka gjetur trupin e një personi të djegur. Djegia në këto nivele ka ardhur se makina është me benzinë dhe ai ka pasur me vete një valixhe me kryesisht, detergjente, që i përdorin gratë për flokët, produkte kozmetike që kishin në përbërje një element që e ndihmonte zjarrin. Kufoma është gjetur e djegur në masë të madhe. Nga këqyrja që i është bërë makinës, nuk janë gjetur as gjurmë të shtënash, predhash, plumbash, as shenja të dëmtimeve me armë zjarri. Është dyshuar se mund të kemi zjarrvënie të qëllimshme, por ka rezultuar se nuk ka prova. Janë gjetur mbetje cigaresh” tha ai.

Por a ishte gjithçka aksidentale? “Është bërë ekspertiza, nga ku është bërë identifikimi i tij, është këqyrur vendi i ngjarjes dhe nuk ka prova që ngjarja ka ardhur nga faktorë të tjerë. Prokuroria e Pukës që ka aktualisht hetimin e ngjarjes që ka ndodhur në datën 6. Tani kanë shkuar te faza që vdekja ka ardhur për shkak të një zjarri që mund të ketë ndodhur për shkak të një defekti teknik të makinës, e cila nuk është përplasur. Bie në sy fakti që ai ka pasur valixhen me produktet kozmetike. Në dhomën e tij në hotel Turizmin e Pukës është gjetur një tjetër valixhe me teshat e tij, ka pasur me vete 600 euro. Nuk ka pasur sasi të madhe. Ngjarja u mbajt e fshehtë nëse kishim të bënim me një ngjarje të madhe” tha Hoxha.

Artan Hoxha ka disa pikëpyetje. “Por si është e mundur që të kishte dy parukeri në Itali, një hotel në Shqipëri, kishte qenë arbitër në serinë C dhe A në Itali. Nuk rezulton se kishte konflikt direkt. Por dyshimi gjendet në faktin që si një italian, që ka tentuar të bëjë biznes në zona të varfra, si Pukë, Fushë Arrëz dhe Rreps?

Mister është fakti se përse shkoi në Pukë. “Kjo duket pak sa e çuditshme, që ky vetëm të ketë shkuar për të shitur produkte kozmetike, por fakti që nuk ka pasur sasi të mëdha parash, nuk është parë i shoqëruar me persona të tjerë, apo të ketë dyshime se mund të ketë qenë i përfshirë në një organizatë kriminale. Cdo një italian të shesë produkte në Gjegjan? Bashkëjetuesja është nga Vlora ka thënë se erdhi për biznes, tha se nuk do të qëndronte gjatë dhe në datë 10 janar do të kthehej. Ka shumë elementë që ngrenë dyshimet, cdo ky atje? Duket jo shumë logjike motivi që jepet, që vdekja ka ardhur për shkak të një shkëndije elektrike apo gabimi që mund të ketë bërë ai. Por nuk janë gjetur prova që mund të provojnë të kundërtën”.

Prokuroria ka sekuestruar kamerat e sigurisë së hotelit në Pukë. “Në hotel nga kamerat e sigurisë del se menuja ka qenë fare e thjeshtë, nuk është se ka shpenzuar para. Është një hotel i lirë, nuk ka kosto. Zakonisht personat që vijnë nga jashtë dhe kanë lidhje me grupet kriminale nuk qëndrojnë vetëm, por janë të shoqëruar, transport dhe ambiente që t’i përshtaten statusit të tij.  Pjesa misterioze është cfarë kërkonte ai në Pukë?

Por cfarë personazhi është ish-gjyqtari italian? “Ngjarja në Itali u bë e madhe se thuhej se personi është zhdukur në Shqipëri dhe në mediat tona kështu u trajtua. Do të ishte shumë e rëndë nëse do të kishim të bënim me një të huaj që zhdukej në Shqipëri, pasi ka kohë që nuk kanë ndodhur ngjarje të tilla. Prokuroria e mbajti në heshtje për të parë nëse kemi të bëjmë me përfshirje në trafiqe, krim të organizuar apo ishte aksidentale. Nuk kanë ardhur të dhëna nga Italia që e implikojnë në aktivitete kriminale. Ngjarjen e bën të mjegull heshtja, fakti që nuk ka gjurmë të faktorëve të jashtëm por nuk e përjashton mundësinë që kemi të bëjmë, nëse kemi vrasje, që mund ti kenë fshehur mirë gjurmët, por të dhënat nuk përputhen me personalitetin dhe qëndrimin në Pukë” përfundoi Artan Hoxha./ db/Abcnews.al