Bashkia e Tiranës riparon Monumentin e Pavarësisë

schedule10:56 - 12 Gusht, 2018

schedule 10:56 - 12 Gusht, 2018

Një ndër prioritetet e Bashkisë së Tiranës këto tre vite ka qenë dhe ruajtja dhe përkujdesja për monumentet e kulturës së qytetit si simbole të rëndësishme që tregojnë vlerat materiale, shpirtërore dhe zhvillimin në shekuj. Specialistët e Bashkisë së Tiranës kanë bërë të mundur riparimin e Monumentit të Pavarësisë që ndodhet në Parkun Rinia përgjatë Bulevardit kryesor.

39032466_1308710769270569_2641610444174786560_n39032466_1308710769270569_2641610444174786560_n39008948_440822803070790_6644871919436824576_n38942537_237122803610816_5668975437624115200_n39008903_211778453015707_8667563471585411072_n

Krahas përforcimit të bazamentit, kjo vepër është pastruar nga mbishkrimet e qytetarëve si dhe janë bërë riparimet e dëmeve të shkaktuara nga qytetarë të papërgjegjshëm. Monumenti është 6.5 metra i lartë dhe 5.5 metra i gjerë dhe peshon 15 ton, dhe është simbol i rezistencës shqiptare në kohë dhe luftëra të vështira. Ka formën e një kulle të hapur dhe simbolizon hapjen e rrugës së Shqipërisë drejt Pavarësisë./abcnews.al