Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pavarësisht divorcit, Kim Kardashian më e lumtur se kurrë, feston arritjen e madhe

schedule11:48 - 18 Janar, 2021

schedule 11:48 - 18 Janar, 2021

Kim Kardashian mbetet një mbretëreshë e rrjeteve sociale, gjë të cilën e tregoi dhe njëherë me arritjen e 200 milionë ndjekësve në Instagram. Tashmë, 40-vjeçarja është pjesëtarja e dytë më e popullarizuar e familjes së saj pas motrës së vogël, Kylie Jenner, e cila aktualisht ka 210 milion ndjekës.

Ylli televiziv ndau disa selfie në rrjetin sociale, për të festuar këtë arritje. “200 milionë. Faleminderit për kaq shumë dashuri që më falni”, shkroi Kim. Ndërkohë, kujtojmë që përsa i përket jetës personale, Kim nuk ndodhet në ditët më të mira të saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)

Prej disa ditësh, mediat e huaja kanë raportuar se 40-vjeçarja dhe reperi Kanye West, kanë nisur procedurat e divorcit për t’i dhënë fund martesës 6-vjeçare. Ata kanë jetuar të ndarë prej disa kohësh, Kim në Kaliforni dhe Kanye në Wyoming ndërsa ndodhen në proces negociatash mbi pasurinë dhe katër fëmijët e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!