Milos Stojanovic, mbrojtësi serb i Bylisit, feston sot ditëlindjen e 24-t dhe shokët e skuadrës kanë menduar ta surprizojnë sapo akrepat kanë kaluar orën 12 të mbrëmjes.
Në rrjetet sociale lojtarët kanë postuar video nga momenti që i bëjnë surprizën qendërmbrojtësit. Sulmuesi Arbër Mehmetllari shfaqet krah Stojanovic.
Në momentin që ai futet në dhomë, një pjesë e shokëve të skuadrës shfaqen me një tortë dhe e presin Milos me brohoritje. Atmosferë mjaft pozitive te Bylisi, që tani mendon për ndeshjen me Vllazninë të mërkurën. /abcnews.al