Elgit Doda dhe Klea Huta janë një ndër çiftet më të dashur të shoëbizit shqiptar.
Ata vitin e kaluar e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, por pa dasmë. Ndërsa pak më vonë u bënë prindër për herë të parë.
Këto muaj dy prindërit e rinj kanë ndarë me ndjekësit momente mjaft të ëmbla me të voglin e tyre, Krid që iu ka ndryshuar jetën.
Klea ka treguar se Krid ka thënë dje fjalën e parë e cila ishte, “Bababa”.
Ndërsa sot ai ka shqiptuar fjalën “mamama”, por Klea dhe Elgiti nuk kanë arritur ta xhirojnë këtë moment.
Madje, nëse do e lidhnim me ndonjë supersticion këtë gjë, do e përkthenim që bebi i ardhshëm i çiftit do jetë djalë, siç thotë edhe moderatorja. l.k/abcnews.al