Kupa e Shqipërisë për grupmoshat U-17 dhe U-19 ka luajtur katër ditët e fundit ndeshjet e turit të dytë. Këto ndeshje janë zhvilluar me sistem grumbullimi dhe janë luajtur në Kompleksin Internacional në Tiranë. Ndeshjet kanë dhuruar emocione dhe gola, duke mbajtur sjellë në disa ndeshje edhe surpriza të këndshme.
Rezultatet e turit të dytë U-17
Skënderbeu-Shënkolli (Penallti 1-3)
Pepa-Studenti (Penallti 4-3)
Teuta-Brians 0-1
Vora-Internacional 2-1
Apolonia-Tirana 3-4
Ak.Futbollit-Shkodra 5-1
Partizani-Vllaznia 2-1
Labëria-Laçi (Penallti 3-1)
Rezultatet e turit të dytë U-19
Akademia Futbollit-Vllaznia 1-4
Apolonia-Shënkolli 1-3
Flamurtari-Shkëndija Tiranës 1-2
Besa-Laҫi 2-3
Football Republic-Tirana (Penallti 1-3)
Teuta-Partizani (Penallti 2-4)
Dinamo-Shkodra 1-2
Shkëndija Durrës –Internacional (Penallti 3-4)
Sikurse edhe shikohet, për 17-vjeçarët nga ekipet me traditë kanë mbetur vetëm Partizani e Tirana, ndërkohë që nuk mungon Shënkolli që vitet e fundit po bën mirë në futbollin e moshave. Te 19-vjeçarët situata është tjetër.
Spikat Tirana-Laçi, sikurse edhe derbi mes Partizanit dhe Shkëndijës së Tiranës. Shkodra-Shënkolli është një tjetër çift interesant, ndërkohë që Vllaznia kryesuese e kampionatit këtë sezon, do të ndeshet me Internacional Tiranën.
Çerekfinale për U-17
Labëria-Shënkolli
Partizani-Pepa
Akademia Futbollit-Brians
Tirana-Vora
Çerekfinale për U-19
Internacional-Vllaznia
KF Shkodra-Shënkolli
Partizani-Shkëndija Tiranës
Tirana-Laçi