Këngëtarja shqiptare, Vesa Smolica, i ka befasuar të gjithë me fotot e publikuara këtë fundjavë. Kur i gjithë vendi dhe Evropa është përfshirë nga acari, ajo duket se nuk i ka problem temperaturat.
Vesa ka publikuar në Intagram dy foto ku shfaqet e veshur me bikini në mes të dëborës.
Vetëm me një pallto hedhur supeve Smolica ka pozuar e qetë, pavarësisht se temperaturat mund të jenë minus disa gradë.
“A ma nxeht mrena a jashtë?”, me këtë pyetje e ka shoqëruar ajo postimin e saj. l.k/abcnews.al