Kjo fundjavë e gjeti Voskopojën të pushtuar jo vetëm nga temperaturat e ulta dhe bora por dhe nga turistë. Të shumtë janë ata që kanë udhëtuar nga qytete të tjera për të zgjdhur Voskopojën për të kaluar një ditë ndryshe.
Rrugët e këtij fshati turistik janë mbushur plot me automjete dhe siç duket dhe na pamjet hera-herës ka pasur dhe trafik.
Dëborës i gëzohen njëlloj si të vegjlit dhe të rriturit.
Thonë se në ajër të pastër nuk ka pandemi dhe një ditë pushim në një vend me dëborë është një zgjedhje që i kënaqi këtë fundjavë.
Tursitët kanë shijuar dëborë dhe ushqimet tradicionale. Po nuk mund të largoheshin pa marrë me vetë dhe një kujtim….
Jo vetëm Voskopoja, por dhe zona të tjera turistike në Korçë këtë fundjavë kanë qenë plot me turistë. Mësohet se të gjitha hotelet dhe bujtinat kanë qenë të rezervuara. /abcnews.al