Mijëra rumunë, dhe ata që jetojnë jashtë vendit protestuan kundër korrupsionit dhe kërkuan dorëheqjen e qeverisë në Bukuresht. Më shumë se 400 persona kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës nga policia, akt që u dënua dhe nga presidenti i vendit Johanes.
Policia rumune përdori gaz lotsjellës kundër portestuesve antikorrupsion në Bukuresht, kur natën mes të premtes dhe të shtunës rreth 50 mijë persona u mblodhën në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Sipas mediave në vend, mes manifestuesve kishte dhe shumë rumunë që jetojnë jashtë vendit, dhe që janë rikthyer në atdhe për të marrë pjesë në protesta.
Turma u mblodh jashtë pallatit të qeverisë duke hedhur parulla si hajdutë dhe dorëheqje. Me qindra persona u përpoqën të heqin bllokadat e vendosura nga policia dhe në këtë moment agjentët e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës për ti sprapsur. Janë më shumë se 400 protestues që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa dhjetra agjentë policie mbetën të plagosur nga gurët dhe shishet që u hodhën nga protestuesit. Gjithsesj 65 persona janë shtruar në spital.
Presidenti i qendrës së djathtë Klaus Johanis deklaroi se dënonte dhunën e përdorur nga policia, e cila sipas tij ishte e ekzagjeruar. Por ai shtoi se cdo lloj dhune është e papranueshme
Një muaj më parë Johanis shkarkoi nga posti i saj prokuroren anti korrupsion Laura Kodruta Kovesi, e cila konsiderohej një simbol i luftës kundër korrupsionit dhe lavdërohej dhe nga Brukseli. Me mijëra persona kanë protestuar dhe në qytete të tjera të Rumanisë. /abcnews.al