Shpëtim Duro, trajneri i Laçit, pas humbjes që skuadra e tij pësoi në Fier kundër Apolonisë, foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
“Ishte ndeshja më e dobët në drejtimin tim. Nuk e prisja këtë reagim të skuadrës. Këto janë ndeshje të vështira për tu fituar dhe episodet vendosin ndeshjet Gabuam te momenti i golit de po të ishte shënuar në fund të pjesës së parë do ishte rrjedhë tjetër.
Goli i anuluar? Komunikova me asistentin dhe më tha se nuk e pa. Nuk e di për çfarë punë është aty. Në pjesën e dytë Apolonia u mbrojt shumë pastaj. Është gol i rregullt, por nuk kemi ç’bëjmë. Gjithsesi, nuk jam i kënaqur me skuadrën në tërësi në këtë ndeshje.
Goli i Apolonisë? Tani po e shikoj. Gjatë ndeshjes nuk kam pretenduar për faull. Këtu është faull dhe ne s’na jep golin. Këto dy momente vendosin rezultatin e ndeshjes. Kam tre ndeshje jashtë Barazuam me Teutën, humbë me Krujën, por luajtëm mirë.
Sot nuk luajtëm mirë, por sërish më vjen keq që vendosën episodet në disfavor. Nuk ishte skuadra që ka qenë. Këtu erreni nuk është si në Laç, por në të tilla ndeshje duhet të fitosh duelet dhe të mos bësh gabime. Nëse pëson gol ndaj të tillë kundërshtarësh është e vështirë të kthehesh sepse mbrohen shumë e shtyjnë lojën.
I kam frikë të tilla ndeshje. Çdo betejë ka historinë e saj. Në të tilla kushte këto ndeshje bëhen të vështira dhe komplekse dhe vendosen edhe nga faktorë të tjerë. Më vjen keq sepse nuk e kisha menduar kështu”, u shpreh Duro. /abcnews.al