Ish-deputeti i VV’së Taulant Kryeziu thotë se 14 shkurti do të jetë referendum në Kosovë. Ai u shpreh se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë bërë bashkë për shkak se populli e ka përcaktuar rrugëtimin e tyre politik, ndërsa përjashtoi mundësinë se mes tyre mund të jetë bërë pazar.
“Unë mendoj që binomi Kurti – Osmani e përcakton 14 shkurtin në termin e asaj që nuk po flitet për garë. Kjo është një referendum i dy figurave që në zgjedhjet e 6 tetorit kanë marrë më shumë se 350 mijë vota nga qytetarët e vendit. Kjo u tentua të kontrabandohej nga humbësit dhe qytetarët kanë vendosur që më 14 shkurt më së paku me dyfishuar rezultat. S’spo bëjmë fjalë me shkuar një qeveri e me ardhur një tjetër, po bëjmë fjalë për me bo një ndryshim më të madh në vend.
“Ky binom është binom që e ka zgjedh populli. Populli i ka bërë bashkë këta të dy. Populli ka përcaktuar rrugëtimin e tyre politik. Ka qenë diçka e natyrshme. Veç pazar nuk është. Është dakordësi”, tha ai për mediat kosovare./mv.abcnews.al