Gjyqi kundër kupolës së UÇK-së në Hagë, Gjykata Speciale merr 71 dëshmitarë nën mbrojtje

schedule23:15 - 15 Janar, 2021

schedule 23:15 - 15 Janar, 2021

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë ka vendosur masa mbrojtëse speciale për 71 persona që janë dëshmitarë në akuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndaj katër ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Gjyqtari paraprak i procedurës ka urdhëruar Zyrën për Mbrojtjen e Viktimave në kuadër të Speciales që deri më 15 shkurt t’i dorëzojë raport të detajuar me numrin e personave që pretendojnë se janë viktima të krimeve të përmendura në aktakuzën kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Lexo edhe: Dëshmitar i Gjykatës Speciale, gjendet i vdekur ish-zyrtari i policisë së Kosovës

Në seancën fundit dëgjimore për ecurinë e çështjes, prokurorja Claire Laëson tha se do të jenë 230 dëshmitarë në gjykimin që planifikohet të nis në shtator të vitit 2021, shkruan Klan Kosova. Mbrojtja e të akuzuarve kërkon që ky proces të nis më vonë se vera e 2022./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!