Një 40-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali. Shqiptari Artur J. sipas autoriteteve italiane kishte dalë për gjueti pasditen e djeshme në Spoleto, por dyshohet se si pasojë e rrëshqitjes armë është shkrepur aksidentalisht dhe e plumbi e kapi në kokë.
Gjuetarët e tjerë në zonë ndërhynë me shpejtësi duke e dërguar në spital, por shqiptari ndërroi jetë pavarësisht ndihmës që iu dha menjëherë.
Policia ka nisur hetimet dhe po rindërton skenën, por të dhënat e para janë se gjithçka ka qenë aksidentale. Shqiptari jetonte prej vitesh në Itali./ db/Abcnews.al