22 vite nga masakra e Reçakut

schedule09:20 - 15 Janar, 2021

schedule 09:20 - 15 Janar, 2021

Sot më 15 janar 2021, janë bërë 22 vite nga masakra e Reçakut. Më 15 janar 1999 në Reçak u vranë nga forcat policore dhe ushtarake serbe 45 shqiptarë të paarmatosur.

Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, e cila solli edhe ndërhyrjen e NATO-s.

Shefi i misionit të OSBE-së, William Walker kishte ngritur shqetësimin për krimet kundër njerëzimit që po kryheshin në Kosovë. Për këtë u ndërmor misioni ushtarak që solli më pas edhe tërheqjen e forcave serbe nga Kosova.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti i Kosovës, Gazmend Syla i cili e ka përkujtuar këtë ngjarje në rrjetin social “Facebook”, ndërsa shkruan, “Përkujtim: 22 vite nga Masakra e Reçakut”.

 

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!