Ahmet Isufaj 57-vjeç nga Fieri, i njohur edhe si xhaxhai i “Ben Qimes” (Arben Isufajt) i kërkuar nga drejtësia kosovare nën akuzën e krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike nesër do të ekstradohet drejt Prishtinës.
Ai u arrestua në datë 6 dhjetor të 2019 dhe tashmë ndodhej në “arrest shtëpie”, ndërsa Abcnews.al mëson se pas betejave gjyqësore që humbi nesër do të ekstradohet në Kosovë.
Isufaj është i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës./ db/Abcnews.al