Alessandro Birindelli u aktivizua për 11 sezone radhazi me Juventusin (1997-2008), periudhë gjatë së cilës fitoi plot 8 trofe.
Ish-mbrojtësi italian ka analizuar garën për titullin kampion në Serie A në prononcimin e dhënë për Radio 1 Station.
“Vlerat teknike dalin në pah dhe bëjnë diferencën në plan afatgjatë. Vetëm Juventusi mund ta humbasë titullin kampion sivjet.

Është e vërtetë që Milani po zhvillon një kampionat madhështor, Interi është shumë i fortë, Napoli gjithashtu dhe Atalanta mbetet e rrezikshme.
Por, jam i bindur që Juventusi është akoma skuadra më e fortë në Itali“, deklaron Alessandro Birindelli. /abcnews.al



